Zbulohet sa do të kushtojnë vërtet biletat në koncertin e Malumës në Tiranë

Këngëtari latin, Maluma do të vijë për herë të parë në Shqipëri për të mbajtur koncert në Tiranë. Koncerti madhështor do të mbahet në 14 mars në Sheshin Nënë Tereza. Pak ditë më parë qarkulloi një lajm sipas të cilit këngëtari do të vinte në Tiranë vetëm për të bërë takim me fansat dhe takimi kushtonte 370 dollarë.

Megjithatë sot është konfirmuar se Maluma do të mbajë edhe koncertin e shumëpritur dhe janë publikuar çmimet e biletave.

Bileta do të jetë 3000 lekë të rinj (25 euro) në zonën Mimosa dhe 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën Cherry, pranë skenës.

Kujtojmë që Maluma do të performojë në koncert disa nga hitet e tij botërore.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*