Rita vë në plan të parë format trupore gjatë koncertit në Irlandë

Rita Ora ka marrë vëmendjen e faqeve rozë falë dukjes së saj në një koncert që e ka mbajtur në Irlandë.

Këngëtarja shqiptare dukej mjaft tërheqëse gjatë performancës së saj në Dublin.

Rita Ora (Foto: Andrew Timms/Instagram/RitaOra)

27-vjeçarja i ka publikuar disa fotografi nga koncerti i saj para fansave irlandezë dhe shumë prej këtyre imazheve janë komentuar nga tabloidet e njohura.

E veshur me pantallona shumë të shkurtra në formë brekësh dhe me pjesën e sipërme në formë jelekësh, Rita ka ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja i ka falënderuar të gjithë fansat që e kanë ndjekur koncertin dhe janë argëtuar me muzikën e saj.

Rita Ora pranë fansave të saj (Foto: Andrew Timms/Instagram/RitaOra)

“Girls” është projekti më i fundit i këngëtares nga Kosova që është duke arritur sukses të madh.

Bashkëpunimi me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX u lansua më 6 qershor, ndërsa videoja muzikore deri më tani është shikuar 25.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*