Rita vazhdon të jetë aktive me postimin e imazheve edhe në rrjetet sociale

Rita Ora ka qenë mjaft aktive në ditët e fundit në rrjetet sociale duke sjellë imazhe nga më të ndryshmet.

Natyrisht që nuk kanë munguar pozat që vënë në pah atraktivitetin e këngëtares shqiptare.

Fotografitë e publikuara janë të realizuara para koncerteve, gjatë përgatitjeve apo evenimenteve të ndryshme.

27-vjeçarja duket mjaft tërheqëse, ndërsa imazhet kanë marrë qindra mijëra pëlqime.

Viti 2018 ka nisur fuqishëm për Ritën, e cila ka ardhur me disa projekte shumë të suksesshme.

Ajo e nisi me “Anywhere” që u lansua në fund të vitit të kaluar, ndërsa suksesin më të madh e arriti gjatë këtij viti.

Ndërsa në fund të muajit janar e ka publikuar këngën “For You” në bashkëpunim me Liam Payne që është pëlqyer në masë të madhe nga publiku. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*