Mësohet se sa kushtuan veshjet e Encës në klipin e saj të fundit me skena ‘të nxehta’

Këngëtarja Enca javën e kaluar publikoi klipin e saj më të ri “Dua”.

Ky projekt u komentua shumë në media dhe rrjete sociale, kjo për shkak të skenave ‘të nxehta’ që përmbante.

Si në çdo klip tjetër, Enca erdhi mjaft me stil dhe tërheqëse, duke u kujdesur deri në detaje.

Në një nga skenat, këngëtarja shfaqet shumë atraktive e veshur në një fustan të kuq dhe çizme lëkure.

Faqja ‘What they wearin’ për të shuar kureshtjen e fansave, ka treguar markën e veshjeve të saj në klip, dhe çmimet e tyre.

Fustani i kuq i Encës i markës ‘Kloset Envy’ kushton 79 euro, ndërsa çizmet ngjyrë hiri të markës “Ivory Snake Skin Thigh High Boots” kapin shifrën 89 euro. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*