Ledri Vula tregon mënyrën se si zgjohet me vështirësi në çdo mëngjes

Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, është padyshim një nga reperët më të pëlqyer të momentit.

Së fundmi, ai solli dy bashkëpunime shumë të pëlqyera për publikun “Princess Diana” në bashkëpunim me Lyrical Son, dhe “Mike” në bashkëpunim me Elvanën dhe John Shahun.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe me koncerte të shumtë anë e mbanë trevave shqiptare.

Koncertet e shumta dhe qëndrimi deri në orët e vona, duket se e lënë pa gjumë në pjesën më të madhe të kohës reperin.

Së fundmi, ai publikoi një fotografi në InstaStory, ku shfaqej i sapo zgjuar nga gjumi me vështirësi, teksa në mbishkrimin e fotografisë tregon se kjo është mënyra se si ai zgjohet çdo ditë.

Pavarësisht kësaj, ai arrin të jetë gjithmonë i freskët në daljet e tij para publikut. /Telegrafi/

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*