Ledri Vula nis pushimet, publikon fotografi nga plazhi

Reperi i njohur Ledri Vula ditëve të fundit ka qëndruar në Zvicër, ku ka mbajtur një koncert të madh së bashku me Gjikon dhe Vedat Bajramin.

Duke qenë se moti është mjaft i ngrohtë, reperi i njohur ka shfrytëzuar rastin që të shijojë disa ditë pushimi në Greqi.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Ai në disa fotografi të hedhura në InstaStory, shfaqet duke pozuar në plazh pasi ka shijuar një not të mirë.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Duket se ai shfrytëzon kohën e mirë para sezonës verore, pasi gjatë muajve të nxehtë ai është shumë i angazhuar me koncerte, dhe gjen pak kohë për pushime.

🚤

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on May 22, 2018 at 9:52am PDT

Javë më parë, si solli bashkëpunimin e tij më të fundit me reperin Buta, këngën e cila titullohet “Merri merri”.

Kjo këngë është pëlqyer në masë të madhe nga fansat, dhe ka arritur që të grumbullojë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.

Në muajt në vazhdim, reperi pritet të publikojë edhe disa këngë të tjera. /Telegrafi/

Foto: Ledri Vula/Instagram

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*