Ledri Vula emocionohet dhe shpërthen në lot gjatë emisionit “Dua të të bëj të lumtur”

Ledri Vula shquhet si një ndër reperët më të njohur në trevat shqiptare.

Ai ka të publikuar shumë këngë në tregun muzikor shqiptar, të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

“beautiful” është njëra ndër këngët e tij më të veçanta, të cilën ai e këndoi në bashkëpunim me Florin, dhe ia kishte dedikuar Rebeka Rexhepit, vajzës së kreatores së njohur Xheraldina Rexhepi, e cila vdiq nga kanceri.

Xheraldina është e ftuar këtë javë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, të Arbana Osmanit, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj.

Në një nga momentet, Ledri futet në studio, dhe kjo është befasia që emisioni kishin rezervuar për Xheraldinën.

Nga promoja e publikuar në YouTube, vërehet se reperi është emocionuar gjatë emisionit, dhe ka shpërthyer edhe në lot.

Ai ka kujtuar momentin kur ka marrë lajmin për humbjen e Rebekës, moment nga i cili nuk ka mundur të përmbahet. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*