Ledri me stil të ri flokësh

Reperi i njohur Ledri Vula është pa dyshim një ndër meshkujt shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij, duke qenë kështu sa më i afërt me ta.

Ka tash e sa muaj që reperi karakterizohej me stilin e tij të flokëve me kaçurrela, teksa së fundmi ka vendosur të eksperimentojë sërish me dukjen e tij.

Ai ka hedhur në rrjetin social Instagram një fotografi, ku ka treguar stilin e tij të ri me flokë të prera në gjysmë, dhe gjysmën e sipërme të lënë në kaçurrela.

Me një buzëqeshje të lehtë dhe veshje sportive, Ledri arriti të rrëmbejë me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij të shumtë.

Pak javë më parë, ai dhe reperi i ri Buta sollën projektin e tyre më të fundit “Merri merri”, i cili u prit mirë nga fansat.

Në muajt e nxehtë, ai pritet të jetë shumë aktiv me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*