Këngëtarja shqiptare mbulon me para striptistet, reagime të ashpra në rrjet

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është filmuar duke festuar pas “Grammy”, në një klub me striptiste. Dua shfaqet duke u argëtuar teksa i mbulon me para kërcimtaret. Ajo shoqërohet nga Lil Nas X, Rosalia dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid. Video po bën xhiron e rrjetit dhe ka nxitur një lumë kritikash.

Personi që ka publikuar videon shkruan: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”.

#dualipaisoverparty është hashtagu që kanë nisur të shpërndajnë kritikët e saj duke bërë thirrje edhe për bojkotim të muzikës së saj.

Dua nuk ka reaguar ende pas këtyre kritikave.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*