Enca thotë ideja për klipin provokativ erdhi nga një histori personale, mohon një lidhje me modelin portugez

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, ka arritur të rrëmbejë vëmendjen me klipin e fundit të saj.

“Dua” u prit shumë mirë nga adhuruesit e këngëtares, por jo edhe aq nga publiku i gjerë për shkak të skenave mjaft provokative në këtë videoklip.

Këngëtarja Enca Haxhia erdhi me skena ‘të nxehta’ në klipin e ri “Dua”

Vet këngëtarja për Prive deklaroi se klipi është nga një histori personale e saj, e cila nuk kishte fundin aq tragjik si në kilp.

Ajo shtoi se e zgjodhi modelin portugez për të realizuar skenën ashtu siç ajo ka dashur.

“Doja të kisha në klip një model ashtu siç e doja unë dhe pasi e kontaktuam Pier Luigi u shfaq tejet i lumtur që do të merret pjesë në këtë projekt. E vlerësoj për punën që ka bërë pasi është vërtet njeri profesionist dhe i sjellshëm që mi ka bërë pjesët eksplicite të klipit shumë të lehta”.

Foto nga videoklipi

“Një nga skenat më të vështira ishte të puthesha para 40 personave të stafiit në xhirim”, deklaroi Enca.

Këngëtarja mohoi se ka një lidhje me modelin portugez Pier Luigi, duke thënë se ka vetëm bashkëpunim profesional me të. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*