Dafina Zeqiri shkurton sërish flokët, duket elegante në kostum të zi pranë bregdetit

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, po përmbyll një vit shumë të suksesshëm muzikor.

Ajo ka sjell projekte të shumta muzikore përgjatë vitit, të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku shqiptar, gjersa edhe koncertet e mbrëmjet muzikore ishin të shumta.

Dafina ndërkohë është mjaft e ndjekur edhe në rrjetete sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, ku shfaqet mjaft atraktive dhe elegante veshur me një kostum të zi, ndërsa pozon pranë bregdetin.

Ajo i ka shkruar sërish flokët esaj, duke marrë një pamje mjaft tërheqëse dhe shumë më ndryshe se e zakonshmja.

Komplimentet dhe pëlqimet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk munguan përbri fotografisë së publikuar në Instagram.

Dafina ndërkohë është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor për fansat, që do ta publikojë së shpejti. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*