Dafina Zeqiri pozon ‘topless’ nga Madlivet, vë në pah linjat atraktive të trupit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po shijon së fundmi disa ditë të mira pushimi në ishujt Maldive.

Ajo ka publikuar për ndjekësit imazhe dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon në pushimet luskoze.

Si gjithmonë, Dafina kujdeset që të sjellë për fansat edhe fotografi provokuese, duke mos hezituar t’i ekspozojë linjat e saj.

Së fundmi, këngëtarja publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet duke pozuar ‘topless’ pranë bregdetit.

E veshur vetëm me një palë xhinse të shkurtra, Dafina ka vënë në pah edhe të pasmet e saj atraktive.

“Prapanicë e trashë, beli i hollë, coca cola”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, referuar një fraze të këngës “Shqipe” të koleges së saj repere, Tayna.

Dafina përndryshe pritet që së shpejti të publikojë për fansat një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*