Dafina Zeqiri me pozë joshëse, vë në pah tatuazhet në pjesën e sipërme të trupit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në media.

Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Dafina ka publikuar një tjetër fotografi tërheqëse për fansat në rrjetin social Instagram.

Ajo këtë herë shfaq të ekspozuar pjesën e sipërme, ndërsa vë në pah tatuazhet e shumta përgjatë krahut të saj.

I gjithë imazhi është realizuar në ngjyrën vjollcë, me çka këngëtarja ka marrë një dukje edhe më joshëse.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj.

Dafina përndryshe ka qenë shumë aktive në muzikë, teksa disa javë më parë solli “Alo” duetin me DJ Geek, i cili u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*