Dafina Zeqiri me ndryshim të ri në dukje

Brenda një kohe të shkurtër, këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka eksperimentuar mjaft shumë me flokët e saj.

Nëse e vëreni me vëmendje, në vetëm tre muajt e fundit, artistja ka provuar plot nëntë stile të ndryshme flokësh.

Përveç ngjyrave, Zeqiri ka prekur edhe modelin e flokëve, duke i lënë herë të shkurtra e herë të gjata, madje së fundmi i preu komplet.

Në imazhet e reja, Dafina tregon se i ka bërë flokët ngjyrë rozë, të cilat lirshëm mund të themi se i shkojnë mjaft shumë me pamjen e saj.

Ndër tjerash, Dafina po vazhdon të jetë goxha aktive në muzikë dhe koncerte të ndryshme muzikore.

“Rofe” mban titullin kënga më e re e saj, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi një milion shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*