Bleona vë në pah linjat, vjen tërësisht nudo në imazhin e fundit

Këngëtarja Bleona Qereti muajin e kaluar solli projektin e saj më të ri muzikor.

“I don’t need your love” titullohet kënga e saj më e fundit, të cilën ajo e kishte punuar vet.

Bleona është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të rralla janë rastet kur ajo ndan me fansat ndonjë fotografi provokuese nga aktivitetet e saj muzikore.

Bleona Qereti (Foto: Getty Images)

Një të tillë e ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Bëhet fjalë për një imazh të shkëputur nga xhirimet e fundit, ku ajo shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese.

Qereti duket e zhveshur plotësisht, teksa vë në pah linjat trupore, për të cilat komplimentohet gjithnjë nga ndjekësit e saj.

Ajo shquhet si njëra ndër këngëtaret me trupin më të mirë në estradë, dhe këtë po vazhdon ta vërtetojë përmes imazheve ‘të nxehta’ që publikon herë pas here. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*