Ankthi i Rita Orës, kanceri i gjirit

Diagnoza në moshën 39-vjeçare, Vera Ora luftoi për t’u përballur me trajtimin dhe rritjen e vajzave në të njëjtën kohë.

Katërmbëdhjetë vjet më pas, ajo pasqyron mënyrën se si përvoja e ka formësuar familjen e saj.

Ajo tregon përvojën e ditëve të para, kur vajza e saj, Rita Ora ishte rebeluar paksa duke e braktisur shkollën.

“Rita është rebeluar pak, duke braktisur shkollën për disa javë”, tha ajo duke shtuar se “Rita ka ankthe dhe ndonjëherë edhe sulme paniku. Të kesh një sëmundje serioze në familje të jep një perspektivë tjetër për jetën”, pohoi Vera.

Gjersa ka folur edhe këngëtarja 28-vjeçare duke treguar se bëhet shumë nervoz herë pas here gjatë incizimit të këngëve të reja.

“Jam shumë ‘person i momentit’, kështu që nëse më duhet të bëj diçka atje dhe pastaj, do të jem mirë. Por nëse mendoj për të, atëherë ky është momenti kur fillojnë mendimet e ankthshme. Bëhem shumë nervoze sepse kujdesem shumë. Ndonjëherë bëhem nervoze rreth incizimit të një kënge në studio. Them ‘ende nuk jam gati për ta incizuar këtë këngë’ ose ‘mendoj se nuk mund ta bëj këtë’. Kështu që, jam lehtësuar me faktin se kam njerëz rreth meje të cilët më inkurajojnë të bëj mirë”, përfundoi Rita.

Ndryshe, Ora është duke shijuar sukseset e albumit të fundit të nxjerrë në shtije gjatë vitit të kaluar, “Phoenix”. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*