Aktorë në ‘I love Tropoja’, Ermali zbulon kushtet që i vendosën Enca dhe Rama

Këtë të mërkurë në ‘Soiree’ ishte i ftuar Ermal Mamaqi për të treguar disa nga prapaskenat e filmit “I Love Tropoja”, premiera e të cilit u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve. Dy ndër personazhet në film janë këngëtarja e njohur Enca Haxhia dhe kryeministri Edi Rama dhe i ftuar në ‘Soiree’, Ermali ka treguar kushtet që i kanë vendosur për të qenë pjesë e filmit.

“Filmi titullohet ‘I love Tropoja’ edhe kur ishim në një ndër kto takimet, Edi Rama më tha “Po shtoja një gjallë a vdek”, edhe le të themi që ajo “gjallë a vdek” është krijimi i tij…nuk e bëra këtë në fillim, edhe kur po kalonim tekstet më tha “Po këtë nuk e kë vënë? Duhet patjetër”…ndoshta ky mund të quhet një kusht”, është shprehur Ermali.

“Një kusht që ka vendosur Enca është që gjatë gjithë kohës së xhirimit ajo donte një masazhator privat, që t’i bënte masazh para dhe pas xhirimeve dhe nje gjë tjetër ishte që kjo pinte makiato me lot sirenash”, ka shtuar ai me të qeshura.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*