A ka ndërmend t’i rikthehet televizionit? Flet Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar disa nga prapaskenat e filmit “I Love Tropoja”, premiera e të cilit është mbajtur sot. Po ashtu ai ka zbuluar nëse ka ndërmend t’i rikthehet televizionit. Ermali është shprehur se për momentin jo dhe se ka vendosur t’i përkushtohet kinematografisë.

“Tani shpejt jo. Kam qenë në një periudhë shumë të vështirë për të zgjedhur, moment i rëndësishëm që mora vendimin. Por kur ktheva kokën pas, pashë që kisha bërë 6 vite emisione duke përfshirë këtu edhe Digitalbin, edhe kisha realizuar 248 emisione, “6 ditë pa Ermalin” dhe “Xing me Ermalin”. Ishte një konsum i jashtëzakonshëm i personazhit tim, por edhe e gjithçkaje çfarë ndodh atje. Jo çdo gjë ja vlen ose mbetet, kështu që vendosa t’i përkushtohem kinematografisë. Hapi im i radhës do të jetë një film tjetër. Kam disa ide, disa histori. Jam akoma në kërkim të historisë më të mirë”, është shprehur ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*