Uau: Flaka Krelani sjell këngën e re me reperin amerikan, mikun e 2Pac

Flaka Krelani ka realizuar ëndrrën e saj këtë vit të ri 2020. Këngëtarja shqiptare ka njoftuar se të shtunën do të publikojë bashkëpunimin me një nga reperët më të njohur amerikan.

Bëhet fjalë për reperin Young Noble, i njohur nga grupi Outlawz, i 2Pac-ut. Kënga mban titullin “Playa” dhe pak sekonda nga kënga, Flaka na i ka treguar në videon e mëposhtme.

“E lumtur të ju njoftoj se PLAYA vjen në bashkëpunim me një prej artistëve më të mirë të të gjitha kohërave në Hip Hop, Young Noble, një prej anëtarëve të grupit Outlaw, besoj që jeni gati. Unë u rrita duke dëgjuar 2Pac, Outlawz, dhe kjo është një ëndërr e imja e bërë realitet. Faleminderit Young Noble që e realizove, ju vlerësoj shumë dhe ju dua. Premiera të shtunën ora 18:00”, shkruan Flaka.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*