‘Po gënjen, po përdor Hanën për t’u viktimizuar’, reagon ashpër Mozzik

Mozzik ka reaguar ashpër pas intervistës së Loredanës e cila ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN”. Gjatë intervistës, Loredana deklaroi se ajo dhe Mozzik nuk kanë patur arsye për t’u ndarë, por kanë qenë të dy shumë të stresuar. Loredana u shpreh se do e respektojë gjithë jetën Mozzikun sepse është babai i fëmijës së saj.

Pasi ka parë intervistën, Mozzik ka reaguar me disa postime në Instastory ku shkruan se Loredana po gënjen dhe se sipas tij arsyen pse ata janë ndarë e dinë vetë të afërmit e tyre.

Reagimi i plotë i Mozzik: “Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.

Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.

Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*