Loredana bën deklaratën e papritur për Mozzikun: E dua më së shumti në botë

Reperja e njohur Loredana është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të momentit. Këtë të hënë ajo ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ka folur rreth suksesit që ka arritur brenda një kohe të shkurtër, si dhe rreth jetës personale.

Para disa muajsh, Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes së tyre dhe sot e ftuar në emision, reperja ka treguar se ndonëse të ndarë, ajo dhe reperi ruajnë një marrëdhënie të mire më njëri-tjetrin. Për më tepër, Loredana nuk ka mohuar dashurinë që ndjen për Mozzikun, teksa shprehet se e bija, Hana, është një kopje e atij. “Vajza ime duket si Mozzi, vajzën time e dua më së shumti në botë, kështu që edhe këtë njeri e dua më së shumti në botë”, është shprehur reperja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*