Ekskluzive: Ja ku do të martohen Labi dhe Qëndresa

Moderatori i njohur kosovar Labinot Gashi, ka më shumë se dy vite që është fejuar me Qëndresa Bajramin.

Çifti ende nuk e kanë marrë hapin drejt martesës, por duket se kjo do të ndodh shumë shpejt.
Magazina.al, ka mësuar se Labi dhe Qëndresa do të martohen në vjeshtën e këtij viti më 15 tetor. Data e caktuar nuk është aspak e zakonshme, pasi siç mëson Magazina.al në këtë ditë Labi feston edhe ditëlindjen.

Ndryshe, Labi në një intervistë ka treguar se po pret momentin e caktuar për ta bërë një dasëm të madhe, pasi familja e tij nuk kishte arritur të bënte një dasëm të tillë për shumë kohë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*