Doli me femra të zhveshura në videoklip, Loredana ç’nuk i thotë Mozzikut

Reperja e njohur Loredana ka dhënë këtë mbrëmje një intervistë ekskluzive për Alaudin Hamitin në emisionin “NIN”. Ajo ka folur rreth suksesit që ka arritur brenda një kohe të shkurtër, si dhe për jetën private ku në qendër janë Mozzik dhe vajza e tyre Hana.

Para pak kohësh, Mozzik publikoi këngën “Dhelpër Dinake” për të cilën u aludua se i dedikohej Loredanës. E ftuar në “NIN” reperja ka dhënë mendimin e saj për këngën në fjalë. Ndonëse u përfol se kënga të ishte një dedikim për të, Loredana ka treguar se nuk ka asnjë problem me tekstin. Mirëpo ajo është shprehur hapur se videoklipi ku Mozzik shfaqet me femra të zhveshura rreth tij, nuk i pëlqen.

‘Nuk më ka pëlqyer që i ka pasur 10 femra zhveshur. E mendoj pak më ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm’, ka deklaruar Loredana në studio.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*