Blero një baba krenar, ja çfarë bëri sot Tara (Foto/Video)

Sot më shumë se kurrë, këngëtarit të njohur Blero iu bë zemra mal.

E arsyeja për këtë është vajza e tij Tara, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e shumë nxënësve të cilët po marrin pjesë në festën e Abetares, ishte edhe vajza e Bleros dhe Teutës.

Blero si një baba shumë i përkushtuar nuk ka mundur të qëndroj pa e ndarë me të gjithë fansat e tij këto momente të bukura për të.

Profili i tij në Instastory është mbushur me fotografi e video të vajzës së tij të vetme Tarës.

Tara e bukur është ka të shkruar në bluzë shkronjën Nj të cilën edhe e ka prezantur duke recituar.

Aktiviteti i Tarës nuk mbaroi me kaq. Ajo në këtë ditë të vecantë për të ka hedhur edhe valle popullore si dhe kishte performuar edhe një pikë baleti.

Se sa bukur duket Tara mund të shikoni këto fotografi e video që ka postuar Blero.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*